Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.
Gjatë vizitës në SOS Fshatrat e Fëmijëve, kryetari Konjufca takoi fëmijët dhe shpërndau dhurata simbolike për ta.
Kryetari i Kuvendit tha se fëmijëve duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë, ndërkohë që premtoi angazhim më të madh dhe të vazhdueshëm për rritjen e mirëqenies së tyre.
“Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë përpara. Është një punë që nuk kryhet kurrë dhe duhet të bëhet në baza të përditshme, sepse fëmijët janë e ardhmja e shtetit tonë”, tha nder të tjera kryetari Konjufca.
Edhe në Qendrën Burimore “Përparimi”, kryetari Konjufca u takua me fëmijët që vijojnë mësimet në këtë qendër, ndërsa nga drejtueset e saj u njoftua me aktivitetet dhe kushtet që ofron Qendra Burimore “Përparimi” për fëmijët me nevoja të veçanta.
Kryekuvendari Konjufca, me këtë rast, bëri thirrje për një kujdes të shtuar ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre, si dhe për solidaritet më të madh dhe për përpjekje të pareshtura që jetën e fëmijëve ta bëjmë më të hareshme dhe më të lumtur./arbresh.info/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...