Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit.
Konjufca pas votimit ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë ku qytetarët përmes votës së lirë demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal ku do të zgjedhin kryetarët e komunave të shtetit tonë. Dhe deri më tani edhe sipas KQZ-së gjithçka ka shkuar mirë urojmë që kështu të përmbyllet procesi”, deklaroi Konjufca.
Tashmë kanë votuar edhe presidentja, Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti.
Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë duke kërkuar edhe respektimin e masave anti-COVID19.
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se deri në orën 11 dalja e qytetarëve në zgjedhjet lokale ka qenë 8.2 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Në krahasim më zgjedhjet lokale të vitit 2017 për të njëjtën kohë dalja është më e ulët./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj