Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se zv.kryeminsitri Goran Rakiq nuk ka peshë vendimmarrëse në qeveri.
Konjufca në “Debat Plus” thotë se LVV ka arritur që për herë të parë të reduktojë në minimum ndikimin e Serbisë, pa e prekur Kushtetutën.
“Edhe kur e kemi modeluar Qeverinë, kemi menduar që serbëve t’ua lemë vetëm një ministri pa prekur kushtetutën. LVV ka bërë atë që askush deri më tani nuk e ka bërë në raport me uljen e ndikimit të Serbisë”, tha ai.
I pari i Kuvendit të Kosovës thotë se shkeljet e Kushtetutës do të vazhdojnë edhe në qeverisjen e LVV-së, pasi sipas tij ato nuk mund të prehen si me gërshërë.
Konjufca thotë se Goran Rakiqi është zëvendëskryeministër dhe janë disa probleme me të.
“Me të s’ki çfarë bën hiq. Në Kushtetutë thuhet se duhet t’i ketë votat e komunitetit serb dhe nuk mund të zgjedhësh ti, por ta qojnë serbët atë”.
“Nëse shkarkon Rakiqin, Lista Serbe pas 8 orëve ta bjer tjetrin. Edhe tjetrin duhet ta shkarkosh për veprime të njëjta, pastaj tjetrin…Listën Serbe nga Qeveria nuk mund ta largojmë. Të gjithë nga Lista Serbe janë si Rakiqi”, deklaroi tutje Konjufca.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...