Konjufca e quan “ministre aksidentale” Meliza Haradinajn

23:54 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Anëtari i VV’së, Glauk Konjufca, e ka quajtur ministre aksidentale ministren e punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.

“Nuk dua të merrem shumë me të. Ajo është ministre aksidentale. Ka ardhur aty aksidentalisht. Ka qenë asistente aty diku dhe i ka ardhur rendi”, ka thënë ai në  T7.

“Po ju tregoj një rast. Ajo më akuzoi mua për pezullimin e antarësimit në Interpol. Unë e kam bërë këtë. Kam pasur informacione që nuk kemi votat e nevojshme. Por ka edhe diçka. Ministrja nuk e din që këtë vendim e ka marrë dy herë radhazi edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo tregon shumë për të. Nuk dua të vazhdojë të flasë më shumë”, shton ai.

Konjufca tregon edhe një rast të një ambasadori për, sipas tij, politikën e çrregulluar të jashtme të Kosovës.

“Një zyrtar i një shteti i vënë dy opsione një ambasadori tonë. Njëri ka qenë qëndrimi i Thacit për shkëmbim territoresh, dhe tjetra deklarata e Ramush Haradinaj që ishte kryeministër e paralajmëronte luftë nëse preken kufijtë”, thotë ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme