Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka komentuar edhe deklaratat e ish bashkëpartikaut të tij, Dardan Molliqajt, që tha se VV-ja nuk po jep nënshkrimet për ta ndalë Thaçin në dialog e Konjufcën e kishte sulmuar me fjalë të rënda.
“Mua po më vjen keq që PSD-ja nuk po ka tema nacionale e po merret me gjëra të kota. PSD-ja nuk ka qenë të premten në seancë për shkak se ka qenë në një trajnim të NDI-së. E kuptoi se të hënën të njëjtin trajtim do ta ketë LDK-ja të hënën dhe të martën, dhe mu në atë ditë e thirri seancën. Kjo është hipokrite”, ka thënë Konjufca.
“S’po di çfarë termi, ma së miri me i thënë, ndoshta teveqel. Ai është bërë njëfarë teveqeli, ai ka marrë rolin me relativizu opozitën. Mateni se sa flet Dardani për opozitën dhe sa herë e përmend Ramush Haradinajn. Synimi i tij është për me amortizu efektin e opozitës. Nëse i shihni iniciativat e PSD-së janë shumë bashkëpunuese me pushtetin. Ka reagime shumë të ashpra ndaj VV-së e LDK-së”, ka thënë Konjufca.
“Në seancat e fundit keni parë VV-në e LDK-në se si kordinohen për të shfaqur dobësinë e pushtetit. A PSD-ja, me Qeverinë shkojnë bisedojnë, pinë kafe dhe nuk duan ta dëmtojnë. Opozitës i qepon për një arsye banale, pse nuk kanë qenë në një seancë të hënën”, ka thënë Kopnjufca.
Konjufca ka thënë se Vetëvendosje është për ta rrëzuar Qeverinë, por nuk është për mocion eksperimental.
“Është kontraproduktiv nëse nuk janë numrat. Lista Serbe është pjesë e Qeverisë e kam demasku atë taktikën e Listës serbe kishe po ndërroj vend në Kuvend, ajo i ka ministrat që ende nuk i ka tërheq”, ka thënë Konjufca.
Molliqajn dhe të ata që dolën nga Vetëvendosja pasi morën votat e partisë, Konjufca i ka quajtur mashtrues.
“Sa vota do t’i merrte Molliqaj pa Vetëvendosjen. Dyshoj se do t’i merrte 500. Ai, si sekretar i Lëvizjes krijonte 5-shën e deputetëve që duhen votuar”, ka thënë Konjufca.
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, po në Interaktiv të KTV-së, të hënën, ka komentuar përplasjen e tij me shefin e deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën.
E ka quajtur të paskrupullt e shërbëtor të një të pavërtete të madhe.
“Kemi pasur përplasje në Kuvend. Konjufca është shërbëtor pa kushte i një të pavërtete të madhe. Nuk e kam besuar se do të bëhet kaq i paskrupullt e i pa denjë në deklarimet e tij. E ka zgjedhur atë rrugë dhe tash jemi në rrugë të ndryshme, në rregull. Por një njeri që në mbrëmje thotë diçka tjetër e në mëngjes thotë diçka tjetër… për mua lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Molliqaj në Interaktiv të KTV-së.
“S’e kam pritur se do të jetë personi që do ta përfaqësojë të padenjën”, ka thënë ai
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...