Google ADS

Konjufca: E pafalshme dhe e turpshme nëse grupi LGBTI konsiderohen jonjerëz

21:34 | 29 Mars 2022
L G

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar rreth moskalimit të Kodit Civil në Kuvend, për çka ka thënë se është e pafalshme dhe e turpshme nëse grupi LGBTI konsiderohen jonjerëz apo gjysmë njerëz.

“Çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës atë ditë, unë e ndaj në dy aspekte. Në aspektin normal dhe në aspektin e pafalshëm. Aspekti normal është kjo, është shoqëria me qenë e ndarë për këtë temë, sepse kjo është temë fort specifike dhe vetëm pak shoqëri shumë të zhvilluara të vendeve demokratike, e kanë kaluar ndarjen e ashpër, kanë shkuar në kuotat 70%, mbi 70%. Në shoqëritë që janë pak më të brishta, është shumë e ashpër, është 50-50. Seanca e ka pas edhe një pjesë të pafalshme, kur ti nuk mjaftohesh me fjalën ‘s’po pajtohem’, por vazhdon të thuash ‘a e di pse s’pajtohem, sepse mendoj që këta nuk janë njerëz hiç’, kjo kategori e njerëzve që e zgjedhin orientimin e tyre seksual, ose ju thua janë gjysmë njerëz, ose janë të sëmurë. Kjo është e pafalshme, bile e turpshme për mendimin tim, sepse unë konsideroj se me vlerat më elementare bazike njerëzore e para, e dyta me konventat më të konsoliduara ndërkombëtare që e mbrojnë pa kurrfarë dileme integritetin e njeriut, unë mendoj që dinjiteti dhe integriteti i atyre njerëzve përmes kësaj gjuhe cenohet dhe sulmohet”, ka thënë ai në  “Tempus”.

Sipas Konjufcës, arsyeja kryesore përse nuk ka kaluar Kodi Civil, është pikërisht neni për komunitetin LGBTI.

“Ai nen i cili është nen specifik, mendoj që ka qenë arsyeja kryesore pse nuk ka kaluar Kodi Civil. Unë mendoj që ai nen e përbën 0.00 diçka për qind të Kodit Civil dhe çështjet shumë të rëndësishme që i rregullon ai. Por, në të njëjtën kohë jam i mendimit që ai e prek dhe tenton të rregullojë një të drejtë po ashtu të rëndësishme”, është shprehur Konjufca.

Të ngjashme