Google ADS

Konjufca: Drafti për Asociacionin do të propozohet nga Kosova

13:11 | 25 Tetor 2023
E.H

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse do të ketë draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai do të propozohet nga Kosova.

Sipas tij, një draft i mundshëm nuk do të ishte rezultat i negociatave me Serbinë.

“Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i asociacionit ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë. Nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës por jo edhe nga Serbia”, ka thënë Konjufca, pas seancës gjyqësore ku po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës më 2016.

Kryeparlamentari Konjufca e ka mbështetur qëndrimin e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se pa u sanksionuar Serbia për sulmin e 24 shtatorit nuk ka dialog me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Konjufca ka deklaruar se nuk e di pse është thirrur takimi i së enjtes në Bruksel, duke shtuar se Kosova nuk ka kohë që të dëgjojë premtimet e kota të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se institucionet Republikë si dhe Policia e Kosovës po përgatiten për sulme të ardhshme të mundshme.

“Nuk e di edhe pse është thirr ky takim në Bruksel ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor, ne jemi duke u përgatitë si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të ardhshme të mundshme. Siç tha edhe Ministri i Brendshëm që grupe po ushtrojnë në Serbi”, ka theksuar Konjufca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme