Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci që do të mbahet më 29-30 mars në Washington.
Në kuadër të aktiviteteve të këtij Samiti, Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë një pritje për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve që janë partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera.
Këtë e ka konfirmuar shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
“Kryeparlamentari Konjufca si pjesëmarrës në këto aktivitete të Samitit do ta shfrytëzojë këtë platformë për të zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të Kongresit Amerikan dhe përfaqësues politik të shteteve të tjera duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës”.
Në këtë samit do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës