Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Glauk Konjufa ka akuzuar Serbisë se ka lënë dialogun Prishtinë-Boegrad në qorrsokak.
Në një konferencë për media, Konjufca ka thënë se shkak i kësaj situatë në dialog është sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.
“Unë konsideroj që sa i përket perspektives së dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shohë dalje. Këtij qorrsokaku i ka paraprijë Serbia, e ka pasur arkivolin më 24 shtator me sulmin në Banjskë. Pikërisht për këtë arsye është shkatërruat edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet që të këtë një proces të negociatave që të vazhdoj normalisht. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut”, u shpreh Konjufca.
Po ashtu, Konjufca komentoi edhe mbylljen e pikave kufitare të Serbisë me Kosovë teksa ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mos-reagim nga ana e tyre
“Nëse i mbyll sytë, si në rastin e mbylljen e kufijve në Serbi, sepse ai ndodhi nga shteti serb, shteti serb i lejoi kriminelët për t’i mbyllur kufijtë. As një reagim nuk e pash nga ana e Brukselit as nga bashkësia ndërkombëtare, bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme”, deklaroi Konjufca./Arbresh.info
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...