Google ADS

Konjufca: Dëshmorët dhe martirët e rënë për liri janë gurthemel i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës

20:07 | 15 Prill 2021
L G

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin e Lirisë në fshatin Sllovi të Lipjanit, kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 15 prill të vitit 1999.

Kryekuvendari Konjufca po ashtu takoi disa nga familjarët e të rënëve, me ç’rast çmoi lart kontributin e më të dashurve të tyre dhënë për liri, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila u kurorëzua me themelimin e shtetit tonë të pavarur.

Dëshmorët dhe martirët e rënë për liri janë gurthemel i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sakrificës së tyre sublime i përulemi me respekt të përjetshëm, tha Konjufca.

Për vetëm dy ditë, 15 e 16 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 shqiptarë në fshatin Sllovi, në mesin e tyre pleq, gra e fëmijë.

Prandaj, Konjufca e shtroi si nevojë të domosdoshme që institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë./arbresh.info/

Të ngjashme