Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur pesimist për marrëveshjen me Beogradin, por ka bërë të ditur se Prishtina synon të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE deri në fund të vitit.
Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, Konjufca bëri thirrje për anëtarësimin e njëkohshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Vizioni im do të ishte që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë.
Nga njëra anë, dallimet në zhvillim nuk janë aq të mëdha dhe nga ana tjetër, ato mund të parandalojnë bllokadat e ndërsjella”, tha Konjufca, i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Vjenë.
Ai ka shprehur pakënaqësinë se “Kosova është gjithmonë në vendin e fundit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ndonëse është në pjesën e sipërme të renditjes për nga demokracia dhe ekonomia.
“Nuk duhet të jetë një dhuratë apo një premtim i garantuar.
Duhet të vendoset një afat kohor prej gjashtë deri në tetë vjet me udhëzime dhe procese reformuese të caktuara, të cilat duhet të zbatohen brenda asaj periudhe”, tha Konjufca.
Ai nuk deshi të komentojë non-paper-in austriak, i cili parashikon anëtarësimin në institucionet dhe fondet e BE-së para anëtarësimit, por kujtoi se Ballkanit Perëndimor iu premtua anëtarësimi i plotë në vitin 2003.
Konujufca tha se nuk ka dyshim se qëndrimi i BE-së ka ndryshuar, por shtoi se nëse e ardhmja evropiane e rajonit do të vihej në pikëpyetje, do të ishte lajmi më i keq i shekullit të 21-të, para së gjithash për shkak të asaj që po ndodh aktualisht në Ukrainë.
Për dialogun me Beogradin, Konjufca ka shprehur pesimizëm se mund të arrihet ndonjë marrëveshje.
“Kemi ardhur në përfundim se tani ka vetëm një çështje të pazgjidhur, ajo është njohja”, ka theksuar Konjufca.
Ai ka kujtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nëse Serbia vazhdon të mbajë atë qëndrim, nuk besoj se do të jetë i mundur përparimi”, ka shtuar Konjufca./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?