Sot u mbajt seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, në përkujtim të “2 Korrikut”, ku seancën e hapi kryekuvendari Konjufca, raporton arbresh.info.
Me rastin e 31-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, sot u mbajt seancë solemne e Kuvendit të Kosovës, ndërsa me këtë rast kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se 2 Korriku ishte momenti kyç i shprehjes së vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës.
Konjufca tha se 17 shkurti i vitit 2008 i ka rrënjët në 2 Korrikun e vitit 1990.
“Pikërisht para dyerve të këtij Kuvendi, delegatët e atëhershëm miratuan Deklaratën e 2 Korrikut”, tha ai, duke shtuar se vendi ishte i shtypur dhe nën masa të ashpra represive.”
Konjufca tha se mbi supet e delegatëve të atëhershëm peshonte aspirata e kamotshme e popullit të Kosovës për pavarësi.
Në këtë mbledhje solemne të Kuvendit të Kosovës do të shfaqet edhe një fragment nga filmi dokumentar me titull “Projektuesi i subjektivitetit shtetëror të Kosovës”, i autorit Nuhi Bytyçi.
“Nëpërmjet këtij dokumentari dëshmohet kontributi shkencor i akademik Gazmend Zajmit në hartimin e Deklaratës Kushtetuese, paraqitjet e tij në konferenca, simpoziume dhe tubime tjera shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare lidhur me argumentimin e së drejtës së popullit të Kosovës për vetëvendosje, për shkëputjen nga Serbia pushtuese, për Kosovën shtet të pavarur e sovran, si dhe vizionin e tij për bashkim kombëtar.
Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.”- tha Konjufca.
Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.
Ai ndër të tjerash shtoi se Lufta e UÇK-së dhe rënia e dëshmorëve ia dhanë rinisë sonë mbi të cilën nuk ka kompromise.
“Kurrë populli i Kosovës nuk ka qenë më i bashkuar. Lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së ishte hallka e fundit e përpjekjes sonë që morri formë të armatosur për largimin e serbëve. Pakoja e Ahtisarit u pranuar ashtu që të pranohej Kosova ndërkombëtarësh. Lufta e UÇK dhe rënia e dëshmorëve ia dhanë vulën rinisë sonë mbi të cilën nuk ka kompromise”.
Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...