Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, foli për krizën energjetike në Kosovë.
Konjufca tha se çmimi i energjisë elektrike është i lirë, por që, sipas tij, kjo duhet konsideruar si fatmirësi.
“Është fatmirësi që është e lirë, për shkak të resurseve tona që i kemi edhe për 1 mijë vitet e ardhshme”, tha Konjufca në Rubikon të Klan Kosovës.
“Për 300 mijë qytetarë që janë të varfër rryma është e shtrenjë, por krahasuar me koston në rajon, është e lirë. Me qenë me ndihmë sociale, edhe me të ardhur rryma 50 euro, është shtrenjtë”, shtoi tutje Konjufca.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se çmimi i energjisë elektrike nuk mund të zbritet me vendim të qeverisë.
Konjufca tha se në bazë të situatës duhet rikthyer bllok-tarifa, për ata që nuk e kursejnë rrymën.
“Koston me ua rritë atyre që nuk e kanë gajle sa shpenzojnë, ata që e lënë nxemjen lëshuar tërë natën në një dhomë ku nuk ka nevojë. Me bllok-tarifë për ty e për mua rritet, por për ata të varfrit jo”, u shpreh kryekuvendari.
Konjufca po ashtu paralajmëroi se do të detyrohen të marrin masa njësoj si Maqedonia e Veriut e Shqipëria.
Sa i përket kursimit të rrymës, Konjufca tregoi se fatura në shtëpinë e tij ka qenë veç 20 euro në muajin korrik.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...