Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, sot, me rastin e 27 Prillit, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë Obeliskut të të Zhdukurve me Dhunë gjatë luftës, para ndërtesës së Kuvendit.
Me këtë rast, rrëmbimin dhe zhdukjen me dhunë të mijëra qytetarëve shqiptarë nga ana e aparatit shtetëror, ushtarak dhe policor të Serbisë, kryetari Konjufca e cilësoi si njërin prej krimeve më të tmerrshme të gjenocidit mbi shqiptarët.
Kreu i Kuvendit tha se edhe sot e kësaj dite mbi 1600 persona ende mbeten të pagjetur, edhe pse dihet saktë ku janë dhe po ashtu dihet përgjegjësi, e që është shteti i Serbisë.
“Me vetë faktin se shumë prej atyre të cilët u gjetën, u gjetën pikërisht nëpër institucionet të cilat i ndërtoi vetë Serbia, siç ishte rasti i poligonit ushtarak në Batajnicë, tregon se Serbia e di saktë ku ndodhen ata. Prandaj, ajo që na mbetet neve është jo vetëm t’i kujtojmë ata të cilët ajo i rrëmbeu dhe i zhduku me dhunë, por po ashtu që ta ngrisim zërin vazhdimisht e të punojmë së bashku me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë që fati i tyre të zbardhet dhe Serbia të japë llogari”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.
Pranë Obeliskut homazhe bënë edhe deputetë, ministra, ambasadorë të vendeve mike, familjarë të të zhdukurve me dhunë dhe qytetarë të tjerë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...