Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në dy fshatra të Komunës së Lipjanit, Hallaq i Vogël dhe Rufc i Ri.
Pas homazheve pranë lapidarëve me emrat e skalitur të të rënëve, Kryetari Glauk Konjfuca bashkëbisedoi me familjarë të heronjve e martirëve dhe banorë të tjerë të fshatrave.
Duke vlerësuar lart sakrificën e të rënëve, Kryetari i Kuvendit theksoi se krimet e Serbisë nuk do të harrohen asnjëherë dhe se Kosova kurrë nuk do të resht së kërkuari drejtësi. Kryetari Konjufca tha se të rënët do të kujtohen me krenari brez pas brezi, duke mbetur lapidarë të përjetshëm në memorien e popullit shqiptar./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...