Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk mundet që Bashkimi Evropian në vend të Kosovës të propozojë draft për Asociacionin, sepse kjo sipas tij do të thotë që Bashkimi Evropian i grabitë një kompetencë shtetërore Kosovës.
Konjufca ka thënë se kjo ingirencë ka bazë edhe në Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, e kjo është kompetenca që Kosova vetë me propozu draftin për Asociacionin.
“Nuk mundet në vend të Kosovës draftin për Asociacionin me propozua BE-ja, kjo i bie që BE-ja me ja grabit një kompetencë shtetërore Kosovës. Kompetencë që vetë Brukseli në negociatat që ka organizua vetë e ka të shkruar në njërën prej marrëveshjeve”, ka thënë Konjufca në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë.
Tutje ai ka shtuar se BE-ja mundet me na kritiku me na thënë që jeni vonu me paraqit draftin, por prapë se prapë nuk ka pasur afat deri kur me paraqit.
“Vonesa nuk do të thotë me ja marr kompetencën Kosovës. Me ja imponu Kosovës në këtë mënyrë duke thënë se ky është dokumenti dhe nuk ka tjetër, mendoj që jo që nuk është fer ndaj Kosovës por është një qasje shumë diskriminuese e BE-së që Kosovën e trajton si jo shtet”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari theksoi se Kosova duhet ta mbrojë të drejtën e vet deri në fund.
“Duhet të ulemi me BE-në dhe me qartësua se kush e ka këtë kompetencë. Unë mendoj që e ka Kosova, a jemi vonuar apo jo, ashtu kështu jemi nën masa të BE-së, mjafton kjo me pagua çmimin që jemi vonuar”, tha Konjufca, duke shtuar se kjo qasje e BE-së është mohim i shtetësisë së Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...