Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se zv,kryeministri Dardan Gashi me veprimin që ka bërë ka shkelë ligjin, duke shtuar se kjo është sjellje e keqe për shkak që kjo qeveri ka ardhë në mandatin e saj duke dhënë premtime të mëdha për sundim të ligjit, shkruan arbresh.info.
“Dardanin nuk e arsyetoj por e kuptoj. Në ato tubime me plot pije, raki e mish bëhet njeriu trim edhe pa u kon hiq”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ky është një problem i madh sepse ka pasur shkelje të ligjit.
“Ky është një problem sepse kemi pas shkelje të ligjit prej një figure të lartë publike sepse është i dyti i Qeverisë. Por problemi është se ku ka ndodhë kjo ngjarje, Kjo ngjarje ka ndodhë në shtëpinë e zëvendëskryeministrit tjetër edhe krejt kjo ka qenë e incizuar dhe është bërë temë diskutimi. Por edhe më shqetësues bëhet problemi kur e kuptojmë se përse ata janë mbledhë aty, janë mbledhë se zv,kryeministri ka dal i pafajshëm për akuza për korrupsion edhe është shumë keq sepse po shkelet ligji kur njerëzit po festojnë se të tjerët kanë dale të pafajshëm dhe kjo është jo fort e hijshme dhe jo e duhur për të ndodhë”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka deklaruar se kryeministri më shumë e ka arsyetu veprimin e Gashit, ndërsa ministri i drejtësisë për nga deklaratat ka qenë fort i ashpër./arbresh.info.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...