Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se asnjë gjykatë nuk mundet ta shpallë të pavlefshëm një fletëvotim në të cilin votohet për Albin Kurtin, i cili me vendim të Gjykatës Supreme nuk ka të drejtë të kandidojë për këto zgjedhje parlamentare.
“Qytetarët munden ta votojnë pa asnjë problem Kurtin si të parin e listës së LVV-së. Unë mendoj se asnjë gjykatë nuk mundet ta shpallë të pavlefshëm një fletëvotim të tillë”.
“Kush e voton numrin një absolutisht ka të drejtë. Nëse ne do të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, asnjëherë nuk do të kishin guxim ta largonin nga lista e kandidatëve Albin Kurtin”.
Konjufca ka deklaruar se vendimet për mos kandidim të Albin Kurtit dhe pjesëtarëve të tjerë të LVV-së janë më të padrejtat që nga paslufta.
“Këto kanë qenë vendimet më të padrejta në garën politike të pasluftës”, ka thënë Konjufca në Kanal 10.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...