Google ADS

Konjufca: Asnjë gjykatë nuk mund të ndryshoj të vërtetën tonë, përkulemi para sakrificës dhe luftës së shenjtë të UÇK-së

11:52 | 17 Shkurt 2022
V. S.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se asnjë gjykatë nuk mund të na e ndryshoj të vërtetën tonë.

Në seancën solemne për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Konjufca tha se sot i nderojmë dëshmorët e renë për liri dhe përkulemi para sakrificës së tyre dhe të luftës së shenjtë të UÇK-së, raporton arbresh.info

“ Çdo njëri nga ne më 17 shkurt kaplohemi nga një gjendje shpirtërore. Krenaria na vjen si sublimi i rrugës së gjatë e të mundimshme kurse entuziasti si optimizëm për të ardhmen. Sot i nderojmë dëshmoret e renë për liri, përkulemi para sakrificës së tyre dhe të luftës së shenjtë të UÇK-së. Lufta jonë ishte e drejt e të lavdishme. Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta ndryshoj këtë të vërtet që është e vërteta e jetës sonë”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme