Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë dhe mbajti fjalë në Akademinë përkujtimore të mbajtur sot në Prishtinë në nderim të figurës dhe veprimtarisë së ish-deputetit, veprimtarit të çështjes kombëtare, Ali Lajçi.
Në fjalën e tij në këtë Akademi kryetari Konjufca përmendi kontributin e çmuar dhe shumëdimensional të ish-deputetit Lajçi, duke shtuar se ai do të kujtohet nga të gjithë për dashurinë e madhe dhe të pakusht ndaj popullit të vet.
“Vërtet është e vështirë të gjejmë fjalët e duhura me të cilat mund të përshkruajmë e të pasqyrojmë aq sa duhet e si duhet dhe aq sa u takon nderimi dhe kujtimi personaliteteve emblematike të historisë së kombit dhe shtetit tonë, i tillë siç ishte veprimtari dhe patrioti ynë i madh, Ali Lajçi. Ai ishte njëri prej organizatorëve të demonstratave të rëndësishme të vitit 1981, dy herë i burgosur nga Serbia okupatore, deputet, përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës sonë, kryetar i parë i Komunës së Pejës, por mbi të gjitha një veprimtar i një patriot i pashoq”, tha kryetari Konjufca.
I pari i Kuvendit tha se Ali Ljaçi ishte dhe do të mbetet një nga fanarët ndriçues të lëvizjes së popullit të Kosovës për çlirim, liri e pavarësi, jo vetëm për vendlindjen e tij Rugovën, por edhe për gjithë qytetin e Pejës dhe mbarë Kosovën e për të gjithë kombin tonë shqiptar.
Duke e vlerësuar kolosale punën e ish-deputetit Lajçi, kryetari i Kuvendit tha se ai do të mbetet frymëzim dhe model që simbolizon virtytet më të ndritshme të popullit shqiptar, vetëflijimin për liri, për popull e për atdhe.
Shëmbëlltyra e Ali Lajçit, tha në vazhdim kryetari Konjufca, është e pasqyruar më së miri në kontributin e tij për organizimin e demonstratave të vitit 1981, që shënuan kthesën më të madhe e përmbajtësore të Kosovës në rrugëtimin e saj shumëvjeçar për pavarësi, e cila u kurorëzua edhe me luftën e Ushtrisë sonë të lavdishme Çlirimtare, që solli edhe lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë.
“Babai im, i cili një kohë ndau edhe qelinë e burgut me Ali Lajçin, më tregonte se ai ishte në burg një qëndrestar i madh. Lavdia u takon me të vërtetë njerëzve dhe veprimtarëve të shquar siç ishte Ali Lajçi”, tha në fjalën e tij kryetari Glauk Konjufca./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...