aKryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në homazhet për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci tha se ai i përkiste plejadës së artë të boksierëve të cilët gjithmonë e nxirrnin kampion klubin Prishtina, shkruan arbresh.info.
“Në kohën kur Jugosllavia pushtuese me diskriminim e me shtypje e katandiste Kosovën të fundit Xhevdet Peci me boksin e tij prej kampioni gjithmonë na nxirrte të parët. Ai i përkiste plejadës së artë të boksierëve të cilët gjithmonë e nxirrnin kampion klubin Prishtina dhe për këtë do të kujtohet dhe do të nderohet gjithmonë”, tha Konjufca.
Tutje Konjufca tha se si fëmijë nuk ka arritur të kuptonte shumë gjëra nga fitoret e tij por me tu rritur e ka kuptuar entuziazmin e të rriturve dhe kontributin e Xhevdet Pecit në boks por edhe për popullin e Kosovës.
“Të gjithë ne që i përkisnim atyre gjeneratave e të cilët sot i kemi mbi 40 vite kemi qenë fare të vogël kur boksonte Xhevdet Peci dhe të tjerët por mua më kujtohet kur i shikoja tjerët se sa forcë merrin prej tyre atë nuk e kuptoja si fmi prej nga buron kjo forcë por sot e kuptojë shumë më mirë se ka qenë më shumë se sport e më shumë se boks ka qenë luftë për liri edhe për rezistencë kështu që në këtë mënyrë do të kujtohet ai gjithmonë do të jetë i paharrueshëm për kontributin që ka dhënë për sportin për boksin tonë duke inspiruar shumë boksier të rijnë të cilët pastaj patën në skenën botërore. Krenarë për familjen që e patën por edhe ne jemi krenar si popull që patën një kampion si Xhevdet Peci”, deklaroi Konjufca./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...