Sot janë mbajtur homazhe në varrezat në Velani me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Për të nderuar rënien e dëshmorëve i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë dëshmorë anticipues, sepse siç tha ai, janë pararendës të luftës çlirimtare, shkruan Arbresh.info.
“Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë dëshmorë anticipues sepse janë pararendës të luftës çlirimtare. Ata e dhanë shembullin më të vlefshëm se okupatori nuk largohet nga Kosova pa i kapë populli armët në dorë. Kjo ishte mendoj porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë që ata po nderohen dhe po respketohen gjithmonë.”, tha ai.
Konjufca u shpreh se ata kanë pasur edhe formim të lartë intelektual.
“Ata përveq se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb ata kishin edhe mos të harrojmë formim të lartë intelektual. Kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar dhe të brumosur me parimet më të shëndosha dhe me idealet tona më të larta kombëtare.”, tha ai.
“Lavdi Afrimit e Fahriut. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit”, përfundoi Konjufca./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...