Google ADS

Konjufca: 28 Nëntori gjithmonë fillon në Prekaz

09:24 | 28 Nëntor 2023
E.G

Me rastin e 28 nëntorit, 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjnufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë bërë sot homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se dita e 28 Nëntorit gjithmonë fillon në Prekaz, ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së.

Konjufca kujtoi njëherësh edhe daljen e parë publike e UÇK-së, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Uroj që nëntorët të festohen gjithmonë dhe të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar e gjithnjë më të fortë”, tha kryekuvendari Konjufca./rtk

Të ngjashme