Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se 24 vjet më parë, në Koshare po shkruhej me gjak epopeja për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Serbisë agresore.
Konjufca ka theksuar se sot në liri idealet e luftës çlirimtare të popullit dhe amanetin e të rënëve mund t’i çojmë përpara “nëse të gjithë bashkë, me përpjekje të pareshtura, do ta mbrojmë, forcojmë e përparojmë pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin e Republikë së Kosovës”.
“Beteja e Koshares është ndër betejat më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është kujtimi e kuptimi i sakrificës sublime se si duhet atdheu dhe si vdiset për të. Është trimëria dhe heroizmi i pashembullt i burrave dhe grave, djemve e vajzave të UÇK-së, monument në vetvete më i lartë se vetë kreshtat e Kosharës. 24 vjet më parë, në Koshare po shkruhej me gjak epopeja për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Serbisë agresore. Ndërsa sot, idealet e luftës çlirimtare të popullit tonë dhe amanetin e të rënëve do ta çojmë në vend vetëm nëse të gjithë bashkë, me përpjekje të pareshtura, do ta mbrojmë, forcojmë e përparojmë pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin e Republikë së Kosovës. Kujtimi i të rënëve në themelet e shtetit tonë do të jetë i përjetshëm. Lavdi!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?