Konjufca: 17 Shkurti është ditë e frymëzimit

13:33 | 17 Shkurt 2024
K.B

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në seancën solemne të përvjetorit të 16 të pavarisw ka vlerësuar të gjithë ata që kontribuuan për këtë ditë.

I pari i Kuventi tha se Kosova duroi shumë e gjatë, deri kur bota demokratike u bind se kemi të drejtë e kur bota e pa që populli i Kosovës më parë e jep jetën për liri, sesa i nënshtrohet Serbisë.

“Shteti ynë sot i mbushi 16 vite, gëzuar të gjithëve” – tha kryetari, Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari tha se 17 shkurti është dita e frymëzimit, prandaj duhet të përkulemi para atyre që dhanë jetën për liri.

“Përkulemi para atyre që u vranë nga Serbia vetëm pse ishin shqiptar. Në themelin e shtetit tonë qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Ibrahim Rugovës e ideali i Adem Demaçit” – tha Konjufca.

Ai shtoi se i kemi në zemër të gjithë ata që nuk ju trembën burgjeve, ata të cilët nëpër demonstrata i dolën përball tankeve e policëve të Serbisë, minatorët e studentët, profesorët, intelektualët e akademikët, aktivistët e veprimtarët ekonomik të cilët nuk kursyen asgjë për Republikën e Kosovës.

“I kujtojmë po ashtu deputetët e 2 korrikut e 7 shtatorit, por mbi të gjitha i përkulemi popullit tonë të pamposhtur. Në këtë frymë të lirisë u edukuam vet, dhe në më këtë frymëzim do t’i rrisim fëmijët tanë”.

“Nuk i harrojmë miqtë tanë pa të cilët rruga jonë do të ishte e pamundur, veçanërisht SHBA-në dhe shtetet e BE-së. gjithashtu edhe NATO-n që e ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë.”, ka potencuar Konjufca./rtk

Të ngjashme