Gazetari Jeremy Scahill, i cili është edhe botues i disa librave, situatën e Ukrainës e ka ndërlidhur me çështjen e Kosovës të vitit 1999.
Në një shkrim në Twitter, Scahill e quan situatë të ngjashme, agresionin rus ndaj popullatës ukrainese me ndërhyrjen dhe bombardimin e Serbisë nga SHBA në Kosovë.
Sipas tij, SHBA kreu akte të njëjta për të cilat tani po dënon Rusinë në Ukrainë.
“Gjatë bombardimeve 78 ditore të NATO-s ndaj Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 1999, aleanca e NATO-s e udhëhequr nga SHBA kreu akte të ngjashme ose identike për të cilat tani po dënon Rusinë në Ukrainë”, shkroi Scahill.
E ndaj tij, ka reaguar kongresmeni i Senatit Amerikan, Ritchie Torres.
Në Twitter, Torres duke i replikuar gazetarit Scahill, tha se bombardimi i Serbisë nga SHBA-ja ka ardhur pasi në Kosovë bëhej spastrim etnik nga Slobodan Millosheviqi, në atë kohë.
Tutje shtoi se serbët përdhunuan, vranë e shpërngulën mijëra shqiptarë.
“Këtu nuk përmendet konteksti kritik. Bombardimi i Serbisë nga SHBA erdhi si përgjigje ndaj një fushate të spastrimit etnik nga duart e Slobodan Millosheviçit, ushtarët e të cilit vranë, përdhunuan dhe shpërngulën sistematikisht mijëra shqiptarë në Kosovë”, tha kongresmeni Torres./arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve