Kongresmeni amerikan: Serbia t’i tërheq trupat nga kufiri

10:39 | 30 Shtator 2023
E.K

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se është i alarmuar pas informacioneve se Serbia ka shtuar forca përgjatë kufirit me Kosovën,

Torres në një postim në X, shkruan se është një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.

“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, shkruan ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme