Kongresistja republikane amerikane, Elissa Slotkin ka thënë se vendosja e trupave shtesë të NATOS-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte mesazh Serbisë për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri.
Me anë të një postimi në X, Slotkin ka theksuar se provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare, shkruan Arbresh.info.
“Vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh Serbisë – tërhiqni trupat tuaja nga kufiri i Kosovës. Provokimet e Serbisë janë një tendosje për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare me lidhje të forta me Miçiganin.”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo tha se SHBA- dhe NATO duhet të vazhdojnë të jenë mbrojhtesë të sovranitetit të Koosvës dhe të mbajnë përgjegjës ata të cilët kërcënojnë sigurinë e Kosovës.
“SHBA-ja dhe NATO-ja duhet të vazhdojnë të jenë mbrojtës të sovranitetit të Kosovës dhe t’i mbajnë të gjithë sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës përgjegjës ndaj sundimit të ligjit.”, është shprehur Slotkin./Arbresh.info
The deployment of additional NATO forces to Kosovo was intended to send a message to Serbia — pull your troops back from the Kosovo border. Serbia’s provocations are a strain on Kosovo’s citizens, especially the Albanian population with strong ties to Michigan.
— Rep. Elissa Slotkin (@RepSlotkin) October 3, 2023
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...