Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka mbajtur takim me zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Finer ku është biseduar për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Torres ka shkruar se si kongresmen nga qyteti i Bronksit, duke përfaqësuar qindra shqiptarë nga Kosova, i ka përcjelljë zyrtarit të lartë të Shtpisë së Bardhë nevojën për të mbështetur raportin special në mes të SHBA-së dhe Kosovës, gjë që Torres thotë se Finer e kupton thellësisht, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ai ka shprehur edhe nevojën që dialogu i BE-së të trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë dhe me respekt, siç e meriton një shtet sovran.
“Kosova: Pata një bisedë produktive me Zëvendës Këshilltarin Kryesor i Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Si Kongresmeni për Bronksin, që përfaqëson qindra shqiptarë nga Kosovë, i kam përcjellë atij nevojën të mbështesë marrëdhënien e veçantë mes Kosovës dhe ShBA-ve- të cilën ai e kupton thellësisht-dhe nevojën që dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta trajtuar Kosovën me drejtësinë dhe respektin që ajo meriton si një shtet-komb sovran.
Kongresisti Torres u shpreh se e ka lënë bisedën duke u ndjerë i sigurt se Finer e di rëndësinë kritike të mbajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve SHBA-Kosovë/Arbresh.info.
KOSOVO:
I had a productive conversation with the Principal Deputy National Security Advisor, Jonathan Finer, regarding the tensions between Kosovo and Serbia. As the Congressman for the Bronx, representing thousands of Albanians from Kosovo, I conveyed to him the need to…— Ritchie Torres (@RitchieTorres) August 15, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...