Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim kongresistin amerikan, Steven Palazzo, të cilin e ka njoftuar për përpjekjet që po bën MPB sa i përket luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, si dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Me këtë rast ministri Sefaj vlerësoi lartë angazhimin që kanë pasur kongresmenët amerikan që në faza të hershme të përpjekjeve që ka pasur populli i Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.
Sipas një komunikate të MPB-së, ministri Sefaj po ashtu vuri në dukje edhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë kongresistët amerikan në të gjitha fazat edhe pas shpalljes së Kosovës shtet, në rolin e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës dhe në angazhimet e tanishme për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Kongresisti Steven Palazzo vlerësoi të arriturat që janë bërë në Kosovë dhe angazhimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ai premtoi se do të angazhohet personalisht që përkrahja amerikane për Kosovën të vazhdojë edhe si relacion i miqësisë së mirë që kanë të dy shtetet.
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...