Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Bronksin të SHBA-së.
Torres vlerësoi se Kosova është histori suksesi në Ballkanin Perëndimor teksa shtoi se është aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Arbresh.info
Me anë të një postimi në platformën X, Torres shkruan se në takim kanë folur për agresionin serb në veri të Kosovës.
“Si kongresmen për Bronksin, që është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, pata një takim produktiv me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla për agresionin që Kosova po përballet gjithnjë e më shumë në veri nga Serbia. Unë jam me Kosovën, e cila është një histori suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës:, tha Torres. /Arbresh.info
As the Congressman for the Bronx, which is home to thousands of Albanians from Kosovo, I had a productive meeting with Foreign Minister @gervallaschwarz about the aggression Kosovo has been increasingly facing from Serbia in the north.
I stand with Kosovo, which is a success… https://t.co/xUyJUMoHPx
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) October 26, 2023
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton