Kongresistët amerikanë vazhdojnë vizitën në Kosovë

08:07 | 19 Shkurt 2017
Arbresh.info

Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdon vizitën në Kosovë, ku sot do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga kongresisti Peter Roskam, ndërsa në vizitë janë edhe kongresisti në Komisionin e Partneritetit të Dhomës për Demokraci, David Price, kongresisti Adrian Smith dhe kongresisti Gerry Connolly.

Delegacioni amerikan dje e ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme