Delegacioni i kongresistëve amerikanë, të udhëhequr nga Peter Roskam dhe David Price janë takuar edhe me shefat e grupeve parlamentare, ku kanë kërkuar që për çështjet politike me interes nacional të ketë sa më shumë unitet dhe bashkëpunim mes gjithë spektrit politik në Kosovë.
Në këtë takim është folur edhe për situatën politike në Kosovë. Në lidhje me situatën politike në vend, shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se situata politike në vend nuk është ashtu siç do dëshironin të ishte, për faktin se gjatë këtij mandati, kësaj legjislature i ka munguar konsensusi dhe uniteti, sidomos në çështjet nacionale, si Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Bajrami në lidhje me këto dy marrëveshje ka thënë se Nisma nuk e ka mbështetur çështjen e Demarkacionit për faktin se është dëshmuar nga ekspertët se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje rrezikohet t’i humbin mbi 8 mijë hektarë, ndërsa sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka theksuar se marrëveshja për Asociacionin rrezikonte shtetësinë e Kosovës, pasi që një Asociacion i tillë parashihte të kishte kompetanca ekzekutive, dhe kjo për Nismën ishte e pa pranueshme.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe