Po i mban punimet Kongresi i II-të i Forumit Rinor të Aleanca Kosova e Re (AKR). Në këtë tubim po marrin pjesë presidenti i AKR-së, Bexhet Pacolli, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe zyrtarë e delegatë të rinj të kësaj partie.
Konsolidimi për përzgjedhjen e strukturave të Forumit Rinor është kryer në 24 komuna të vendit dhe janë përzgjedhur katër kandidatë potencial për të parin e Forumit.
I pari i kësaj partie, Bexhet Pacolli tha se është shumë i motivuar të flas para të rinjve për një parti liberale, çfare e drejton ai. Sipas tij, qëllimi i AKR-së është fuqizimi i të rinjve dhe kështu të rinjtë do e marrin përgjegjësinë për edukimin e shoqërisë.
Pacolli: Qëllimi i AKR-së është fuqizimi i të rinjve
“Sa të zbehta ishin ato festa dhe e pamë sa e zbehtë ishte Kosovë në një ditë aq të rëndësishme. Sinqerisht, qytetarët e Kosovës e kanë merituar një festë më intensive një festë më të madhe. Por, unë pata një përshtypje se Ditën e festës së madhe 17 Shkurtit, këtu në Kosovë munguan përfaqësuesit qeveritarë. AKR në timonin e qeverisë do të përgatisë një festë shumë me humane, shumë më të mirë për qytetarët. Për arsye se ne i dojmë festat dhe i dojmë qytetarët tanë, se ne punojmë për ta dhe së bashku me qytetarët tanë do të ndryshojmë situatën në Kosovë. Dhe do të kemi arsye të mëdha për të festuar. Mirëqenia ekonomike është sot tepër e nevojshëm për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe mbetet si qëllimi kryesor për AKR-në, mirëqenia ekonomike dhe e rinisë sonë. Për arsye se ju jeni ata që duhet të merrni timonin, ju jeni ata që duhet të merrni përgjegjësinë për edukimin e shoqëris ë tonë”, deklaroi Pacolli.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri deklaroi se shteti i Kosovës është duke vuajtur nga njerëzit që i kanë duart e përlyera me korrupsion. Por, për të dal nga kjo situatë ai kërkoi që të fitojë AKR, pasi që është e vetmja zgjidhje për qeverisje të mirë të vendit.
Bahtiri: Kosovën e kanë kapur njerëzit e korrupsionit
“Kosovës e kanë kapur njerëzit e korrupsionit, njerëzit që i kanë duart e përlyera me korrupsion dhe gjak, të cilët kanë shkel mbi gjakun e dëshmorëve tonë. Prandaj, ne jemi parti e cila me të vërtet ja vlen ta udhëheq shtetin, sepse shteti ka nevojë për ne. Për njerëz të cilët e dojnë vendin, për njerëzit të cilët nuk vijnë me marr në këtë vend, por për të dhënë. Dhe kjo është partia e AKR dhe zotëri Bexhet Pacolli. Edhe derisa nuk vjen kjo parti në krye të këtij shteti, me të vërtet kemi vështirësi. Keni vështirësi edhe për punësim edhe për arsimim, keni vështirësi edhe për të lëvizur jashtë vendit. Kjo është koha jonë, dhe koha jonë po vjen dhe ju do të shihni shumë shpejt që kjo kohë po kultivohet me juve. Të ju tregojmë se si qeveriset vendi me duar të pastra, me dinjitet të fuqishëm. Nuk munden këta të flasin për zhvillim ekonomik, kur nuk dinë të bëjnë atë”, deklaroi Bahtiri.
E anëtarja e forumit Rona Ramadani, tha se AKR e meriton ta qeverisë shtetin e Kosovës, dhe ajo njoftoi se kjo është arsyeja e anëtarësimit të saj në këtë parti.
Ramadani: AKR është e vetmja parti që mund ta ndryshojë situatën
“Arsyeja pse kam vendos të jem pjesë e AKR-së, kam dashtë me u kyç në frymën politike, e kam vërejt që vendi im është pranë AKR-së. Mendoj që e vetmja parti liderë që mundet me ndryshuar situatën në vendin tonë, është AKR. Edhe pse jo një kohë të gjatë jam kyçur në parti me anë të presidentit dhe krejt anëtarëve të AKR-së. E kam parë që vetëm me punë mund të arrihet çdo gjë që e dëshirojmë”, deklaroi Ramadani.
Kandidatët potencial për kryetar të Forumit Rinor të AKR-së, janë:
Sami Goroci nga Prishtina, ekonomist,
Liridon Sadrijaj student i Mjekësisë dhe Shkencave politike, nga Gjakova,
Zijadin Geci nga Skenderaj, student i Stomatologjisë, dhe
Blerim Kelmendi nga Mitrovica, student i Shkencave politike dhe ekonomike.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...