Për një ari toke, kushërinjtë e fshatit Gllogoc të Komoranit u bënë copa me njëri-tjetrin. Nga gjuajtja me armë zjarri nga axha H.Hajdini pësoi nipi, Sh.Hajdini. Viktima gjendet në spital për tretman mjekësor, ndërkohë katër anëtarë të familjes Hajdini tashmë janë të arrestuar. Por si ndodhi e gjithë ngjarja dhe si erdhi deri te konflikti axhë e nip. Për Express kanë folur fqinjët si dhe pala mbrojtëse e njërit nga të lënduarit.
Për një copë tokë, pjesëtarët e familjes Hajdini nga fshati Gllogoc i Komoranit u bën kërsh me njëri tjetrin. U dhanë grushte, madje u përdorën edhe armë. Nga shkrepja pësoi Sh.Hajdini i cili dyshohet se u gjuajt me armë nga axha i tij H.Hajdini.
Problemet brenda familjes Hajdini kishin nisur kohë më parë rreth një toke e cila kishte qenë në shpronësim. Palët (familja Hajdini), nga shpronësimi kishin marrë rreth 350 mijë euro të cilat ishin ndarë në katër pjesë. Por kanë mbetur edhe re ari tokë të tjera për cilat lindën problemet brenda familjes Hajdini.
Detaje rreth këtij rasti për Express ka dhënë Shaqir Behrami, avokati i H.Hajdinit i cili dyshohet se e plagosi nipin e tij.
“Unë jam avokat i H.Hajdinit. Problemet kanë nisur rreth çështjes për kontestet pronësore. Unë dje isha si avokat, por palët ishin në spital. Për një tokë kanë nisë problemet. Atë e kanë pas trashëgimi e kanë shitë. Toka ka qenë në kryq të Komoranit është dhënë për shpronësim. I kanë marrë 350 mijë euro që janë nda në katër hisedarë. Janë edhe tri ari tokë të cilat i ka klienti e që ende nuk janë ndarë”, ka deklaruar Behrami.
Ai thotë se problemet mund të kenë nisur rreth këtyre tre ai tokë.
E për këto telashe për pronë, kanë folur për Express edhe fqinjët e familjes Hajdini. Gazeta ka qëndruar edhe në shtëpinë e familjarëve por ata nuk kanë qenë aty.
“E dimë që probleme me tokë kanë pas që moti. Disa telashe gjithë i kishin me njëri-tjetrin. Nuk u pajtojshin. Edhe qe ndodhi ajo që ndodhi”, thonë fqinjët e familjarëve Hajdini.
Për rastin tashmë janë deklaruar edhe zyrtarë nga policia e Kosovës. Këta të fundit thonë se nga përleshja është plagosur një person, Sh.Hajdini i cili gjendet në QKUK. gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 4 persona të tjerë janë arrestuar nga policia e Kosovës. E gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 21:00.
“Viktima mashkull k-shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull k-shqiptar . Viktima është ndalur në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj k-shqiptar dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, kanë deklaruar nga policia për këtë rast.
Nga vendi i ngjarjes është konfiskuar një revole me 8 fishekë
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...