Google ADS

Konfiskohet një veturë në Merdare

09:24 | 26 Dhjetor 2021
A. B.

Një veturë është konfiskuar dje në pikën kufitare në Merdare.

Sipas policisë dyshohet se vetura nga viti 2015 nuk posedon regjistrim nga vendi që ka origjinë dokumentacioni i veturës, shkruan arbresh.info

Policia njofton se vetura është konfiskuar pasi i ka ikur obligimeve të detyrueshme doganore, thuhet në raport.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHMANGIE NGA TARIFAT DOGANORE/ SPK-Merdare 25.12.2021 – 22:00. Derisa i dyshuari mashkull kosovar ka qene duke e ngasur automjetin me targa te huaja është ndaluar nga policia dhe gjate verifikimit te dokumentacionit ka dyshim të bazuar se vetura e njëjtë që nga viti 2015 nuk posedon regjistrim nga vendi që kanë origjinë dokumentacioni i veturës. E njëjta veture është konfiskuar pasi që i ka ikur obligimeve të detyrueshme Doganore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme