Komuna e Malishevës ka njoftuar se inspektorët kanë gjetur grurë të krimbur në marketin “Viva Fresh Store” në këtë qytet.
“Pas një shqetësimi publik të një qytetari, i cili në rrjetet sociale kishte publikuar një video, ku kishte blerë grurë të krimbur në marketin ‘Viva Fresh Store’ në Malishevë, inspektorët komunal të Malishevës, sot në orët e para të mëngjesit, kanë inspektuar këtë market dhe kanë hasur në produktin grurë i qëruar “Duru”, i cili ishte i krimbur”, thuhet në njoftim të komunës.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, i cili kishte asistuar në kontrollin e bërë, sasia e grurit të krimbur është konfiskuar nga inspektorët komunal.
“Po ashtu ndaj marketit, është shqiptuar edhe një gjobë mandatore dhe janë marrë të gjitha masat konform ligjit”, ka thënë ai.
Drejtori Kastrati, ka bërë të ditur se informacioni është marrë nga një qytetar dhe denoncimit publik në rrjetet sociale, që është bërë për këtë produkt.
“Kastrati ju bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me inspektoratin, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, përfundon njoftimi i komunës.
KALLXO.com ka kontaktuar me “Viva Fresh Store”, të cilët kanë kërkuar që pyetjet t’i dërgohen me shkrim.
Deri në publikimin e artikullit, kompania nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara me email.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...