Google ADS

Konfiskohet armatim në veri, Sveçla dhe Hoxha mbajnë sot konferencë për media

18:23 | 14 Maj 2024
E.H

Sot në veri të Mitrovicës, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për të paraqitur detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit.

Në konferencë do të marrin pjesë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Në njoftim thuhet se konferenca pritet të filloj nga ora 19:30./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme