Policia e Kosovës njofton se në tri raste të ndara brenda dy ditëve ka konfiskuar tri armë zjarri në Skenderaj, Vushtrri dhe Mitrovicë.
Sipas njoftimit, për rastin në Skenderaj dyshohet se personi A.M 35-vjeçar në fshatin Runik ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
I njëjti është arrestuar ndërsa arma dhe pesë fishekë janë konfiskuar.
Në rastin e dytë në Vushtrri, I.K dyshohet se ka shtënë me armë zjarri Maxhunaj ndërsa policia ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë.
Ndërsa në rastin në Mitrovicë është konfiskuar një armë të gjatë gjuetie, pasi që ndaj personit të dyshuar R.L 47-vjeçar kishte pasur një urdhëresë të mëhershme nga ana e gjykatës për armëmbajtje të paligjshme. Arma dhe 16 fishekë janë konfiskuar si prova materiale./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...