Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri dhe në Skenderaj, për shkak të shtënave në ahengje familjare.
Siç njofton policia një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Hasan Ferri” ku si rezultat i reagimit të njësive policore është identifikuar lokacioni dhe ka rezultuar se aty kishte një aheng familjar me ç’rast është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.
Një armë e llojit pistoletë është konfiskuar edhe në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë për shkak te shtënave në aheng. Gjithashtu edhe në Skenderaj në rrugën ,,Salë e Hamit Jashari” për shkak të shtënave gjatë një ahengu familjar, policia ka konfiskuar një armë të llojit pistoletë.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: ,,Përdorim i armës” dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën