Google ADS

Konfiskohen tetë dele, po kontrabandoheshin nga Serbia

12:19 | 23 Qershor 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës ka konfiskuar tetë dele, pasi të njëjtat ishin sjellur nga Serbia pa dokumentacion.

Rasti ka ndodhur në Roganë pas mesnate.

Raporti i policisë:

KONTRABANDIM ME MALL

Fsh.Rogoqicë, 23.06.2021-00:10.Njësiti patrullues ka ndaluar një kombi të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me të cilin   po transportonte 8 dele pa dokumente  të kontrabanduar nga Republika e Serbisë. Me vendim të prokurorit kafshët janë konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme