Konfiskohen restoranti dhe banesa e kryeterroristit Radoiçiq në Mitrovicën Veriore

16:48 | 4 Prill 2024
E.H

Është duke u zhvilluar konfiskimi i banesës dhe restaurantit të kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, në veri.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Me urdhër të gjykatës konfiskohet restoranti ‘Grey’ dhe banesa në katin e gjashtë të objektit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Po ashtu, i konfiskohet vila në Gazivode në Zubin Potok”, tha Elshani.

Kujtojmë se Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dje ka njoftuar se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e palujtshme në rastin Banjska.

Haxhiu tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë këtu edhe vilën e Radoiçiqit tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, si dhe pasuritë e tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme