Google ADS

Konfiskohen produkte qumështi të pasigurta në Skenderaj

16:48 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Inspektoriati i Komunës së Skenderaj ka vazhduar aksionin për kontrollimin e cilësisë së ushqimeve që konsumojnë qytetarët e Skenderajt. Këtë radhë ky institucion ka konfiskuar produkte të qumështit të cilat kanë qenë të pasigurta për konsum.

Sasia e mallit është konfiskuar nga Inspektoriati komunal i Skenderajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës stacioni në Skenderaj. Malli me gjendje jo të mirë për përdorim është kapur gjatë transportimit dhe e gjithë sasi e tij është asgjësuar në bashkëpunim me kompaninë “Uniteti”. Produkti i qumështit i konfiskuar dhe i asgjësuar ka qenë i llojit gjizë në sasi të konsiderueshme dhe jashtë kritereve dhe standardeve të përdorimit.

Kontrollat për cilësinë e ushqimit kanë filluar javë më parë nga Inspektoriati komunal i Skenderaj më qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në ushqim për qytetarët e Skenderaj. Ka qenë Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ai i cili ka kërkuar rritjen e efikasitetit dhe kontrollës së ushqimeve që tregtohen në Skenderaj, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, sidomos në prag të stinës së nxehtë të verës.

Aksioni i nisur javë më parë ka dhënë rezultatet e para, pasi edhe qytetarët kanë lajmëruar raste të shumta ku janë hasur produkte ushqimore me cilësi të dyshimtë.

Komuna e Skenderaj edhe një herë apelon te qytetarët e Skenderajt që të raportojnë në çdo kohë dhe pa hezitim te Inspektoriatin komunal i Skenderajt për mallra e konsumit të përditshëm për të cilat dyshojnë se nuk i plotësojnë standardet për konsum.

Siguria e ushqimit që konsumojmë është siguri për jetën tonë dhe të fëmijëve tanë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme