Ministria e Shëndetësisë përmes mekanizimit të saj Inspektoratit Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të martën (16.04.2024) ka realizuar një aksion inspektues në subjektet të cilat operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut.
Këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatorës edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.
Në pikën e karburantit “WOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë.
Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia “.
Ato barnatore, iu është ndërpre veprimtarinë e tyre farmaceutike, dhe të njejtit janë udhëzuar se si të arrijnë të licencojnë veprimtaritë e tyre sipas legjislacionit në fuqi në vend.
Kurse në pikën e karburanteve i’u është ndaluar veprimtaria farmaceutike.
MSH njofton se rrjedhimisht, ligjshmëria do të zbatohet, e aktivitetet të cilat dëmtojnë shëndetin e qytetarëve tanë do të sanksionohen, në të gjithë territorin e vendit, pa dallim./Arbresh.info/
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...