Konfiskohen paisjet teknologjike për lojëra të fatit në Prishtinë

10:33 | 17 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Në Prishtinë është hasur një lokal i cili kishte qenë duke zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit, raporton Policia e Kosovës.

Në këtë lokal kanë qenë dy të dyshuar meshkuj, njëri pronar i lokalit dhe tjetri punëtor në lokal, shkruan arbresh.info.

Nga lokali janë konfiskuar të gjitha pajisjet teknologjike të cilat janë përdorur për aktivitetin e lojërave të fatit. Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.

 

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM

Prishtinë, 16.03.2022-19:02. Është hasur një lokal i cili kishte qenë duke zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në lokal kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovar, njëri pronar i lokalit dhe tjetri punëtor në lokal. Nga lokali janë konfiskuar të gjitha pajisjet teknologjike të cilat janë përdorur për aktivitetin e lojërave të fatit. Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme