Konfiskohen në Zhegër 60 copë thasë me nga 50 kg kikirikë

09:26 | 11 Prill 2023
E.H

60 copë thasë me nga 50 kg kikirikë janë konfiskuar në pikën kufitarë në Zhegër, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, dje gjatë patrullimit janë ndaluar dy të dyshuar të cilët në kombin e tyre kanë gjetur sasi të kikirikut pa dokumente përkatëse-përcjellëse.

Me vendim të prokurorit, malli dhe kombi i janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe liruar.

“PKK. Zhegër 10.04.2023-17:30. Polica gjatë patrullimit ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit në kombin e tyre kanë vërejtur 60 copë thasë me nga 50kg kikirikë pa dokumente përkatëse –përcjellëse. Me vendim të prokurorit, malli dhe kombi i janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe liruar”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme