Google ADS

Konfiskohen mallra me origjinë nga Serbia në një depo në Mitrovicën Veriore

10:18 | 15 Shtator 2021
S D

Njësiti i doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës  kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut, transmeton arbresh.info.

Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha  mallrat me origjinë nga Serbia, thuhet në njoftimin e doganës.

  1. Miell – 1.6 ton
  2. Birra – 1000 litra
  3. Pije te gazuara 1500 litra
  4. Vaj ushqimor – 370 litra
  5. Lëngje 500 litra
  6. Filtera cigaresh 160000 copë
  7. Ujë– 1000 litra

Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme