Konfiskohen disa armë pa leje në fshatin Skifteraj të Vitisë, Policia jep detaje

17:37 | 5 Mars 2024
E.H

Pas pranimit të një informacionit se një person posedonte armë pa leje, Policia me urdhër nga Gjykata Themelore ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Skifteraj të Vitisë.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë e llojit Walter e kalibrit 9 mm, me dy karikator dhe 28 fishek; një armë automatike AK-47 me një karikator dhe 242 fishek; një pushkë, përcjell Arbresh.info.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit R.D 58-vjeçar do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme