Google ADS

Konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe në Leposaviq

23:41 | 31 Maj 2024
K.B

Policia e Kosovës ka kryer të premtën pasdite një bastisje në fshatin Isev i poshtëm të Leposaviqit.

Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Gjatë kësaj bastisjeje, njësitë policore në një shtëpi ta pabanuar kanë gjetur uniforma policie.

Zëvendësdrejtori Elshani ka thënë janë gjetur rreth 20 uniforma të policisë së Serbisë dhe dy këmisha të Policisësë Kosovës.

“Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.