Oficerët doganorë gjatë kontrollit të mallrave të importuara nga Turqia kanë hasur në sasi të konsiderueshme të barnave.
Në një komunikatë për media të Doganës së Kosovës thuhet se gjatë kontrollit detal të një dërgese të deklaruar si material apo aksesor për mobile janë hasur paketime të përziera ku të fshehura brenda pakove me këmbe të plastikës për mobilie janë gjetur sasi e konsiderueshme e barnave në vlerë rreth 10.000 euro.
Barnat e konfiskuara janë:
1. Zespera 10 mg 1/14 = 608 cope;
2. Galvus Met 50mg/1000 mg 1/10 = 42 cope;
3. Elocon (krem) 30 gr 0.1 % = 47 cope;
4. Travazol 15 gr (krem) = 312 cope;
5. Ovul 1/7 = 30 cope;
6. Coronis 6.25 mg 1/14 = 200 cope;
7. Cyclo – Pogynova 1/21 = 160 cope;
8. Atarax 25 mg 1/10 = 60 cope;
9. Oksamen 20 mg 1/10 = 29 cope;
10. Cosadex 50 mg 1/14 = 20 cope;
11. Comadin 5 mg 1/14 = 44 cope;
12. Singulair 4 mg 1/14 = 47 cope;
13. Etol 400 mg 1/14 = 68 cope;
14. Aldaxtone-A 25 mg 1/10 = 183 cope;
15. Aerius 5 mg 1/10 = 90 cope;
16. Leponex 25 mg 1/10 = 75 cope.
Ndaj importuesit është iniciuar proces për kundërvajtje dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...